Foto Ilustruese

Një shpërthim me sasi të vogël plasëse ose kapsolla ka ndodhur në një dyqan në Tiranë, për pasojë është dëmtuar dera.

Policia është njoftuar mëngjesin e sotëm se dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni” ishte hapur me forcë.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se dera e dyqanit në pronësi të Amarald Canajt mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Njoftimi policisë:

Tiranë

Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.

Top Channel