410 hektarë tokë ndodhen nën ujë në qarkun Lezhë, ndërsa në oborret e banesave uji është tërhequr.

Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike, kurse lumenjtë Mat dhe Gjader nuk kanë kuota të larta.

Në territorin e qarkut Lezhë ka pasur mesatarisht rreth 30 mm reshje.

Në Bashkinë Lezhë

Në Njësitë Administrative Blinisht dhe Dajç ujë është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Në Njësinë Administrative  Zejmen deri në këto momente janë të përmbytura rreth 30 ha, në Tresh.

Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës.

Në hidrovorin  Balldre kuota -1.8 m nga – 1.5 kuote kritike. Në hidrovorin  Tale kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Në Bashkinë Kurbin.

Nga informacionet e mbledhura sot në mëngjes, si dhe nga monitorimi i situatës ne terren, situata në territorin e Kurbinit është e qetë.

Sasia e reshjeve të rëna nga ora 5 e mbrëmjes së djeshme e deri sot në orën 7 është rreth 45 mm, por që nuk ka shkaktuar problematika.

Hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë dhe furnizimi me energji ka qenë normal. Niveli i ujërave, kryesisht në KUL, ka qenë në ulje, duke sjellë minimizimin e riskut për të dalë jashtë argjinaturës. Edhe uji, i pranishëm në oborret e familjeve të prekura dje, është tërhequr duke sjellë kështu normalizimin e situatës. Që prej ditës së djeshme, në gjithë pikat e rrezikut, vazhdojnë punën për pastrimin e kanaleve dhe përforcimin e pikave të dobëta të argjinaturave, 6 mjete të rënda, 3 të  Bordit të Kullimit dhe 3 të Bashkisë Kurbin. Shkarkimi i bërë nga hidrc.i Ulzës dhe Shkopetit, pavarësisht sasisë së reshjeve të rëna, nuk shkaktoi fryerje të rrezikshme të lumit Mat. Situata aktuale vijon të jetë e qetë.

Në zonën Kurbin ka probleme në KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit në anën e sipërme të tyre në fshatin Gjorem dhe në Shullaz. Ka rreth 210 ha tokë bujqësore të përmbytura në ish kënetën Gjonem e cila kullon nëpërmjet hidrovorit Shllinza. Në hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike.

Në hidrovorin Droje kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike nuk ka sipërfaqe  të përmbytura, në pjesën që kullon nëpërmjet këtij hidrovori.

Në bashkinë Mirditë

Pas komunikimit me kryetaret e Nj.A Mirditë nuk raportojnë problematika.

Në fshatin Lgjin, Nj.A Orosh ka prezencë dheu në rrugë, fadromat e bashkisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për kthimin në normalitet  të rrugës.

Top Channel