Punonjës të paregjistruar dhe mungesë e kuponit tatimor, hetohen në gjendje të lirë katër pronarët e bizneseve

12/12/2022 11:17
Foto ilustruese

Katër pronarë biznesesh janë hetuar në gjendje të lirë, pasi iu gjetën punonjës të paregjistruar në institucionet përkatëse dhe mungesë e kuponit tatimor në produktet që shisnin.

Personat të cilët po hetohen në qytetin e Vlorës janë 63-vjeçari me iniciale P. M., 40-vjeçari E. M., 47-vjeçari A. M. dhe 64-vjeçari me iniciale Th. G.

Gjithashtu në kërkim është shpallur 29-vjeçari me iniciale A. M., banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme ka goditur me sende të forta një person dhe i ka vjedhur telefonin.

Në pranga u vu edhe 29-vjeçari me iniciale A. Z., pasi është përplasur me një shtyllë elektrike në aksin rrugor Vlorë-Fier teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi policisë:

DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, janë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 4 raste të informalitetit dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

P. M., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

E. M., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

A. M., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

Th. G., 64 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme ka goditur me sende të forta shtetasin A. M. dhe i ka vjedhur atij, një aparat celular.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 29 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Vlorë-Fier, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë elektrike.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel