Ish-snajperi australian tashmë në mbrojtje të botës së egër nga gjuetia ilegale në Afrikë (fotot)

12/12/2022 21:17

Veterani australian i ushtrisë Damien Mander kishte shumë opsione për të zgjedhur pas kthimit nga misionet në Lindjen e Mesme por zgjodhi t’i dedikohej mbrojtjes së kafshëve të rezervatit nga gjuetia ilegale.

Mander thotë se ka kryer tre vjet shërbim në Irak ku ka stërvitur dhe është angazhuar në forca paramilitare në linjën e parë të luftimit.

Ai ka shërbyer si snajper me forcat speciale të ushtrisë si dhe me komandot e marinës.

Por 40-vjeçari megjithëse kishte një pension të rehatshëm, pas një vizite në Afrikë u prek nga bota e përgjakshme e gjuetisë ilegale në Afrikën e Jugut, Botsvana, Botsvana, Namibia, Zambia, e Zimbabve.

Eksperienca ndryshoi përgjithmonë jetën e tij dhe bindi veteranin t’i dedikonte jetën krijesave të egra, për t’i mbrojtur ato nga ata që i ndiqnin, gjurmonin dhe i vrisnin për pjesët e trupit të tyre.

Ai tha për mediatLaDBible: “Kur u ktheva nga Iraku udhëtova në Afrikën e Jugut dhe u frymëzova nga puna e palodhur e rojeve të rezervatit, të cilët kishin hequr dorë nga gjithçka për të mbrojtur kafshët dhe botën natyrore.”

“Prandaj vendosa të shes gjithçka dhe të vija në Afrikë për të kryer kursin e ‘rangers’ në Victoria Falls, Zimbabve.”

Megjithse puna e re kishte të përbashkëta me aftësitë e Mander si ushtarak, një nga detyrat më të vështira ishte të fitonte besimin e popullatës vendase, një problem që në ushtri “nuk i jepej” vëmendja e duhur gjatë luftës.

Mander shpjegon: “Përveç armëve e municioneve në Irak nuk na mësonin gjë tjetër”.

“Aftësia për të qenë në anën e popullatës lokale, marrja e zemrës dhe mendjeve të tyre ishte shumë e rëndësishme, diçka me të cilën dështuam tërësisht në Irak, prandaj disa prej dështimeve munda t’i kthej në pozitive”.

Sipas raportimeve me shtimin e përpjekjeve të tij gjuetia ilegale e rinocerontëve ka rënë me 90 përqind në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.

Mander shton se ka tani ka nisur të kuptojë problemet e konflikteve të zgjatura, të cilat në fakt kishin nevojë për ndryshim të qasjes strategjike.

“Ne kishim helikopterë, dronë dhe mjete të sofistikuara lufte, por ishim përherë në konflikt me popullsinë vendase dhe çdo fitore e jona nuk ishte e qëndrueshme.”

FOTO GALERI
2/5
Por zgjodhi t’i dedikohej mbrojtjes së kafshëve të rezervatit nga gjuetia ilegale.

Top Channel