I dënuar më parë për trafikimin e lëndëve narkotike në Itali/ Sekuestrohet pasuria prej 500 mijë eurosh e 46-vjeçarit (Emri)

12/12/2022 14:18
Foto ilustruese

Pasuria me vlerë 500 mijë euro e Viktor Shoraj është sekuestruar, pasi dyshohet se është krijuar nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikës.

46-vjeçarit iu sekuestruan 2 apartamente në Orikum, me sipërfaqe 52.27 m2 dhe 54.50 m2; 4 apartamente në Tiranë, me sipërfaqe 118.12 m2, 109.3 m2, 80.7 m2 dhe 110.36 m2, njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 122 m2 dhe dy poste parkimi në Tiranë.

Sipas policisë rezulton që Viktor Shoraj është dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të tij dhe të personave të lidhur me të.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kanë burim veprimtari të ndryshme kriminale.

Vendoset sekuestro preventive mbi një pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, e kryer nga një 46-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i punës gjurmuese-hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, nga veprimtaritë kriminale, bënë ekzekutimin e vendimit nr. 529 , të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurisë në pronësi të shtetasit V. Sh. alias R. T., 46 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike, në shtetin Italian. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 46-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 500 000 euro, konkretisht:

2 apartamente në Orikum, me sipërfaqe 52.27 m2 dhe 54.50 m2; 4 apartamente në Tiranë, me sipërfaqe 118.12 m2, 109.3 m2, 80.7 m2 dhe 110.36 m2, njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 122 m2 dhe dy poste parkimi në Tiranë.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta