Foto ilustruese

Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë nga banorët e zonës në fshatin Pashtresh të Gjinarit.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

“Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel