Futbolli është një nga gjërat më të rëndësishme të brazilianëve. Tifozët “Seleçao” prisnin rikthimin e skuadrës së zemrës në finalen e Botërorit, aty ku Brazili mungon prej 20 vitesh, por Luka Modric me shokë ua ndërprenë në mes ëndrrën e madhe për të fituar Kupën e Botës për herë të gjashtë në histori.

Të gjithë fajësojnë Titen, ish-trajnerin, në lidhje me eliminimin nga Kroacia. Ze Elias, ish-mesfushori i Interit dhe kombëtares braziliane, analizoi disfatën ndaj nënkampionëve të botës në një prononcim për Sportmediaset.

Më vjen që u eliminuam, pasi do të më pëlqente të shijoja një gjysmëfinale Brazil-Argjentinë. Brazili zhvilloi një ndeshje të mira, por Kroacia pati merita të mëdha. Dalic i kishte studiuar mirë pikat e dobëta të Brazilit, ai luajti pa një pikë referimi në sulm.

Ndërkohë, Brazili nuk kuptoi asgjë nga ajo po ndodhte. Tite tregoi limite të frikshme. Edhe në Rusi 2018 ndaj Belgjikës, ne u eliminuam për faj të trajnerit. Tite deklaroi se në Katar 2022 kishte një plan A, një plan B, C dhe D, por nuk tregoi asgjë.

Ai është një trajner që përsërit gjithmonë të njëjtat gabime. Brazili nuk është më Brazili i Ronaldos dhe Rivaldos, lojtarë që i zgjidhnin vetë ndeshjet që komplikoheshin. Ky Brazil vuan, dhe do vazhdojë të vuajë për një kohë të gjatë, pasi nuk ka më lojtarë të tillë”, përfundoi Ze Elias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA