Thirrja e Kim për korrupsionin/ Deputeti i PD: Ambasadorja me mesazh të qartë, i zbehu qeverisë entuziazmin për largimin e saj

11/12/2022 09:14

Reagimin e ambasadores Yuri Kim ditën e djeshme për të luftuar korrupsionin, deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj, e konsideron si mesazh të qartë drejtuar qeverisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaferraj shkruan se ambasadorja i zbehu entuziazmin qeverisë për largimin e saj, duke i siguruar ata se SHBA do të vijojë angazhimin për çrrënjosjen e korrupsionit në vend.

“Tentativave të qeverisë për te kontrolluar zgjedhjen e kreut të SPAK-ut, ambasadorja iu përgjigj duke rikujtuar se Presidenti Biden a ka përcaktuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të Amerikës”- shprehet Xhaferraj.

Postimi i Ferdinand Xhaferrajt:

Ambasadorja Kim sigurohet të zbehë entuziazmin e qeverise për largimin e saj. Ndërsa qeveria shqiptare nxitoi dy ditë me pare me një akt të paprecedent diplomatik te informonte për fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores Kim, sot Ambasadorja “I ktheu nderin” duke i siguruar se angazhimi i SHBA-se për çrrënjosjen e korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë nuk do të zbehet me largimin e saj.

Tentativave të qeverisë për te kontrolluar zgjedhjen e kreut të SPAK-ut, ambasadorja iu përgjigj duke rikujtuar se Presidenti Biden a ka përcaktuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të Amerikës.

Madje, ne qershor 2021, ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv, i cili ka për qëllim te rrisë pasojat për këdo qe minon institucionet demokratike dhe destabilizon Ballkanin Perëndimor, përfshi Shqipërinë.

Ne reagimin e saj ambasadorja Kim theksoi se “I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit”. Për nga mënyra se si funksionon gjeopolitika, frytet e diplomacisë shpesh nuk ndihen ne afat-shkurtër.

Kjo konfirmon se korrupsioni masiv do të jetë murtaja që do të zerojë në sytë e aleateve çdo “nder” gjeopolitik te bere nga Rama me shpresën se përmes tyre do te fshihte bëmat e deritanishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA