Dy javë pas normalizimit, janë rikthyer sërish përmbytjet në Lezhë ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut qindra hektarë tokë janë nën ujë.

Në Zejmen në këto momente është rritur dendësia e reshjeve. Në fushën e Treshit janë të përmbytura rreth 50ha, ndërsa në Spiten rreth 15 ha.

Në Njësitë administrative Blinisht dhe Dajç nuk raportohen probleme me përmbytje, por ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrikë.

Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në zonën e ish Kënetës së Torovicës.

Në Mirditë nuk raportohen probleme, ndërsa në Perlat ka ndërprerje të energjisë elektrike në Perlat.

Diga Qafmollë është hapur pasi niveli i ujit ka arritur në nivele kritike, por p a shkaktuar probleme deri ëm tani. Në zonën e Repsit ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh.

Në Kurbin, ka pasur rritje të prurjeve në gjithë përrenjte, të cilat në rast se reshjet vijojnë me këtë intesitet, mund te dalin nga shtrati. Në lagjen Sanxhak ka prezencë ujë ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile  janë në terren, duke ndjekur situatën.

Hidrovoret janë në gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Në kuotën kritike janë Hidrovori i Tales, Balldrenit, Drojës dhe Shllinzave. Kuota e lumit Drin është 1.6 m, nga 2.0 m që është kuota kritike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA