Reshjet e dendura të shiut “gërryejnë” Rrugën e Arbrit, rrëshqitje masive dherat

11/12/2022 13:45

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar që kanë vijuar edhe sot, kanë sjellë probleme edhe në segmentin e rrugës së Arbrit.

Si pasojë e motit të keq ka pasur rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve.

Aktualisht rruga nuk është e bllokuar pasi po bëhen ndërhyrjet për pastrimin e inerteve.

Top Channel