Primaret e PD-së/ Përfunduan zgjedhjet në balotazh për 5 bashki, pjesëmarrje më e lartë se në raundin e parë

11/12/2022 23:00

Zgjedhjet në balotazh për Primaret e PD-së kanë përfunduar deh sipas statistikave ka pasur pjesëmarrje më të lartë se në raundin e parë.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike tregon statistikat e numrit të votuesve në bashkitë përkatëse:

1. Mirditë: 880 votues
2. Dibër: 1137 votues
3. Mat: 676 votues
4. Librazhd: 659 votues
5. Fier: 964 votues

TOTAL (5 degët): 4316 votues.

Partia Demokratike zhvilloi sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit, në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Procesi zgjati deri në orën 18:00 dhe nuk janë raportuar për probleme në ambientet ku janë pritur votuesit.

 

 

Top Channel