Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën industriale të qytetit të Pogradecit, ku një mjet ka përplasur personin që lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari me iniciale A. V. është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i “Benz”-it me iniciale A. K. fillimisht u largua pas aksidentit.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme procedurale me drejtuesin e automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA