Një situatë e paqëndrueshme paraqitet gjatë orëve të fundit në Shkodër për shkak të reshjeve intensive të mbrëmjes së kaluar.
Autoriteti Rrugor i veriut njofton se në segmentin Dedaj – Bogë, pikërisht në përroin e Thatë, km 5, ka rritje të nivelit dhe si pasojë dalje të përroit në rruge.
Niveli ujit është i paqëndrueshëm dhe rruga momentalisht është e bllokuar, ku janë vendosur sinjalistika që banorët të kalojnë në rrugë alternative.
Bëhet fjalë për aksin rrugor, ku dy javë më parë humbën jetën babë e bir në tentativë për të kaluar rrugën.
Pjesa tjetër e akseve rrugorë paraqitet pa probleme. Kuota në Lumin Drin është 6.00, me rritje 60 cm ndërsa kuota në Liqen 7.95 me rritje 50cm.
Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura një sipërfaqe prej 400 hektarësh.
Pa energji elektrike janë pjesa më e njësisë administrative Ana e Malit si dhe fshatrat Beltojë Mali Hebe në njësinë Berdicë.
Top Channel