Partia Demokratike zhvillon sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit, në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Votimi ka nisur në Fierit prej mëngjesit dhe vijon normalisht, ku pritet të mbyllet në orën 18:00.

Fieri doli balotazh në primaret e zhvilluar më 4 dhjetor dhe sot po votohet midis Evdar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj.

Ne garë për Primaret e Fierit morën pjesë 5 kandidatë, të cilët në zgjedhjet e 4 dhjetorit morën këto rezultate: Evdar Kodheli 413 vota, Artur Mahmutaj 242, Ermal Hamataj 107, Albano Zhapaj 87 dhe Denisa Mucaj 34. Ne total 883 vota dolën të vlefshme ndërsa 4 të pavlefshme.

Në zgjedhjet e së dielës së shkuar u ngritën pretendime se në lista mungonin anëtar të vjetër të PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA