Prej më shumë se dy muajsh, banorët e zonës së Bërxullës protestojnë duke kërkuar kompensime të tokës së tyre që preket nga koncesioni Thumanë- Kashar, sipas çmimit të tregut .

Ndonëse ata disponojnë përgjigje zyrtare nga Agjencia e zhvillimit të territorit se Firma Gener 2 nuk ka marrë leje ndërtimi, punimet kanë avancuar.

Madje Firma Gener 2 , sipas tyre ushtron presion ndaj banorëve në mënyra të ndryshme.

Unë punoja te Gener 2 dhe më hoqi nga puna ngaqë dola në protestë për pronën time”- shprehet një banor.

Këtë të dil banorët e zhvendosën protestën pak më larg tokave të tyre, aty ku vazhdojnë punimet.

“Jemi zhvendosur për të parë më qartë si zhvillohen punimet e Gener dy pa asnjë lloj lejeje”.

“Nuk dalin banorët këtu, ky është pazar që bëjnë qeveritar me rrugët, me pronarë të firmës”

“Çdo firmë, nëse kapet në territor pa një leje ndërtimi, ligji e thotë t’i pezullohet licenca, kurse firma Gener 2 vazhdon punimet këtu qetë”- shprehen banorët.

Përveç pushtetit vendor dhe atij qendror, këta banorë janë braktisur edhe nga institucioni që duhet ti përkrahë ata.

Avokati Popullit, duhet të na përfaqësojë në protestë. Ka dy muaj që ka marrë shkresën tonë dhe nuk na ka dhënë asnjë përgjigje“-shprehen banorët.

Banorët janë të vendosur se nuk do të lejojnë që punimet të vazhdojnë në tokat e tyre. Në Bërxullë projekti prek 30 ha tokë dhe 20 banesa.

Top Channel