Në pranga tre shqiptarë nga Kosova, tentuan të kalonin në Rinas me dokumente false
11/12/2022 12:27
Tre shqiptarë të Kosovës kanë rënë në prangat e policisë, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
Në pranga ranë edhe të rinjtë L.I, 24 vjeç, Sh.H, 26 vjeç dhe P.A.,27 vjeç, pasi teksa donin të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë, në sportel kanë paraqitur lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaporat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut.
Pas verifikimit rezultoi se dokumentet ishin të falsifikuara, ndërsa u shpall në kërkim 20-vjeçari E. H., rezident në Gjermani, personi i cili iu kishte siguruar atyre lejet e qëndrimit dhe vulat në pasaporta.
Materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel