Edhe fshatrat turistikë braktisen/ Katundi i vjetër në Mirditë pa shkollë, ndërtesa është kthyer në magazinë

11/12/2022 20:37

Katundi vjetër në Mirditë, një ndër 100 fshatrat turistik të vendit tonë në fakt nuk duket aspak i tillë, shkak nga mungesa e theksuar e investimeve.

Vend piktoresk dhe i rrethuar gjithandej nga bukuritë natyrore duket se është lënë pas dore nga ana e qeverisë, duke bërë që dhe ata pak të rinj të cilët kishin mbetur në fshat të largohen.

Investimet që janë kryer gjatë viteve të fundit janë bërë më së shumti nga bizneset të cilat operojnë në këtë zonë, duke i dhënë më tepër frymë këtij fshati piktoresk.

Ndërtesa e mbuluar nga ferrat e cila shërben tashmë si magazinë, e ndërkohë që gjysma tjetër funksionon si ambulanca e fshatit para 3 vitesh ishte shkolla 9-vjeçare.

Për shkak të largimit të shume familjeve numri i nxënësve u pakësua duke bërë që edhe kjo shkolle të mbyllet, ndërkohe pjesa tjetër e nxënësve mësimin e zhvillojnë në Rrubik.

Nëse këtij fshati turistik do t’i jepej pak më tepër vëmendje, vendit tonë do t’i shtohej një pasuri turistike që jo vetëm garanton turizëm elitar por edhe punësimin e të rinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA