Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Polenë të Korçës, ku makina ka përfunduar në lumë, pasi ka rënë nga ura.
Viktima e këtij aksidenti është 45-vjeçari Artan Pishtari nga Voskopoja, drejtuesi i automjetit tip “Nissan”.
Dyshohet se mbrëmjen e sotme viktima ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit, i cili udhëtonte i vetëm.
Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel