Në rrugën Lekaj-Fier sipas studimit të fizibilitetit të kryer nga Bashkimi Europian do të bëhen këto punime.

Në të gjithë aksin prej ekzistues prej 46 km do të bëhet zgjerimi dhe përmirësimi i autostradës ekzistuese, si dhe një shtresë e re asfalti.

Në total janë 8 shkëmbime që do të bëhen përgjatë gjithë aksit, 5 mbikalime dhe nga totali i 46 kilometrave vetëm 6.1 km do të ndërtohen në një gjurmë të re. Rruga duhet të pajiset dhe me elementët e sigurisë për të garantuar shpejtësinë prej 120 km/h.

Për këto punime vlera do jetë 7 milion euro/km me përllogaritjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërkohë një shembull i pastër krahasimor që na vjen nga rajoni është ndërtimi i autostradës me fondet e BE-së në Bosnjë-Hercegovinë, Banja Luka – Doboj. Kjo rrugë 72 km e gjatë e ndërtuar tërësisht në gjurmë të re ka një kosto totale prej 565 milion euro, ose 7.8 milion euro për km. 1/3 e fondeve është financuar nga Banka Europiane për Investim.

Përveçse në gjurmë të re, rruga përmban 21 ura, ku më e gjata arrin deri në 456 metra, 6 shkëmbime me disnivel, përmban një viadukt, një tunel si dhe mbikalimet dhe nënkalime.

Duket qartë që veprat e artit në të dyja rrugët nuk janë aspak të njëjta dhe vështirësia e Lekaj – Fier nuk krahasohet me veprat në rajon. 7 milion euro/kilometri për një rrugë fushore ekzistuese janë në të vërtetë shumë, por kjo nuk ngre asnjë alarm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa vendi ynë nuk ka kërkuar asnjë grant për ndërtimin e këtyre rrugëve nga institucionet evropiane, pro i ka dhënë me koncesione 35-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA