Partia Demokratike feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar në rrjetet sociale demokratët për 32-vjetorin e PD-së, teksa shkruan se njëherazi data e themelimit të partisë shënon edhe pluralizmin politik në Shqipëri.
“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”- shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar demokratët për 32-vjetorin e Partisë Demokratike.
“Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë. Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!”- shkruan Basha.
Top Channel