20 mijë paund të padeklaruara duke kaluar kufirin e Morinës, nën hetim 32-vjeçari

11/12/2022 14:05

Një 32-vjeçar është kapur nga policia kufitare në Morinë duke kaluar 20 mijë paund të padeklaruara drejt Shqipërisë.

Paratë e 32-vjeçarit A.H., u gjendën në mjetin e tij tip “Audi” në pjesën e kroskotit, gjatë kontrollit të imtësishëm.

Ndaj 32-vjeçarit që banonte në në Prishtinë, nisi hetimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel