12 persona janë infektuar nga COVID gjatë orëve të fundit në vendin tonë.

Gjithsej janë kryer 351 testime, ndërsa personat pozitivë janë në këto bashki: 6 në Tiranë, 3 Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Vlorë, Sarandë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë janë 180 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,645 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 351

Testime totale 2,012,988
Raste pozitive 332,419
Raste të shëruara 328,645
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 129
Vlorë 16
Fier 12
Gjirokastër 7
Berat. 5

Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës. 2
Elbasan. 2
Korçë. 1

Top Channel