Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen/ Situatë e tensionuar në veri të vendit, ndërkombëtarët kërkojnë anulimin

10/12/2022 13:28

Autoritetet në Prishtinë po tregohen ‘kokëforta’ për mbajtjen e zgjedhjeve ndonës situata në veri të Kosovës është e tensionuar.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka rekomanudar shtyrjen e zgjedheve lokale të 18 dhe 25 dhjetorit me pretendimin se ata nuk e bëjnë vlerësimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës duke  shtuar se po vazhdojnë përgatitjen për mbajten e këtyre zgjedhjeve  ndërkohë që ende pritet një raport i vlerësimit të sigurisë nga autoritet në Kosovë.

Deri më tani nuk ka një raport të tillë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës mësohet se ka ftuar partitë politike për diskutim për mbajtjen  e këtyre zgjedhjeve ose anulimin e tyre.

Dihet se ndërkombëarët kanë kërkuar një shtyrje të tyre megjithatë po pritet ende një raport që nuk dihet nëse është hartuar ose u është përcjellë Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve dhe presidentes së Kosovës.

Top Channel