19/12 00:17
Shqiptarët kanë ngjashmëri të padiskutueshme gjenetike me arbëreshët e Italisë dhe më pak me grekët e Selanikut apo Greqisë kontinentale.
Një studim i bërë në bazë të analizave gjenetike për popullsinë mesdhetare nga Universiteti i Bolonjës në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës thekson edhe një herë lidhjen gjenetike që ka përforcuar këtë konkluzion.
Por një shqiptar ka ngjashmëri edhe me një grek, kryesisht ata të Greqisë së veriut, Selanik.
Studime të menjëhershme kanë provuar ngjashmërinë e shqiptarëve me popuj të tjerë të Ballkanit por kjo nisur për shkak të lëvizjeve të tyre ndër vite.
Akademia e Shkencave pritet të studiojë lidhjen gjenetike mes popullatës së sotme shqiptare dhe asaj ilire.
Top Channel