1 Janari shënon edhe rihapjen e basteve sportive online. Qeveria thotë se ky aktivitet do te gjenerojë rreth 2 miliardë lekë në arkën e shtetit.

Por si e ndikon ky aktivitet familjen dhe buxhetin e saj?

“Bixhozi dhe alkoli dihet që vetëm dëme sjellin, të mira nuk sjellin. Unë personalisht nuk kam luajtur ndonjëherë, nuk kam as prirje dhe as më intereson. Bastet vetëm dëmtojnë si në aspektin ekonomik edhe në atë social.”

“Unë kam dëgjuar që shumë familje janë shkatërruar, çifte janë divorcuar për shkak të llotove dhe basteve. Kjo më bën të mendoj që sjell më shumë të këqija, sesa të mira. Buxheti I shtetit mund të shëndoshet, por dëmet në familje dhe shoqëri janë të parikuperueshme. “

“Unë as jam marr dhe as nuk do merrem me baste. Nuk më leverdis të marr djersën time dhe ta lë në lloto. Familjen e dëmton, brezit të ri I jep një ves të keq. Është krimb që të hyn në gjak dhe të bën të lësh leshtë e kokës. Fëmija, babai do të lenë lekët nëpër baste, shtëpia do të mbetet pa bukë.”

“Bastet nuk janë të mira dhe këtë e dinë edhe ata që lozin, por çfarë të bëjnë që zhyten dhe nuk dalin dot më nga ajo varësi.”

“Këta qenkan të pangopur. Lokalet e vogla baste kanë vendosur gjithë kohën, të gjitha pa përjashtim dhe pa ndaluar ndonjëherë. Është fukarallëk I madh, ndaj njerëzit mendojnë se do të fitojnë, dhe gënjehen. Duke qenë I varur nga bixhozi shkatërrohet familja komplet, sepse merr lekët e shtëpisë, kërkon borxh andej-këtej për të luajtur. Nuk e di ai, se bixhozin ata e kanë bërë për të fituar për vete, jo për ty.”

“Pikat e basteve janë mbyllur të gjitha, por ka mënyra për t’I vënë online, nuk janë mbyllur ndonjëherë. Unë nuk merrem me njerëz që vënë baste, sepse më mësojnë edhe mua, e më bëhet ves. Unë merrem me sport dhe nuk dua të harxhoj lekët e mia nëpër baste”, thanë qytetarët.

Top Channel