Pjesë e organizatës kriminale në Itali, arrestohet në Laç 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Torinos

10/12/2022 10:54

Një 35-vjeçar i dënuar me 12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike në Itali është kapur këtë fundjavë në Laç.

Valentin Lleshi u arrestua në Kurbin. Gjykata e Apelit e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale.

Tashmë, 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim, ndërkohë që pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA