Holandë-Argjentinë ishte një nga sfidat më spektakolare të Kupës së Botës deri më tani.
Nga pika e bardhë ata që triumfuan ishin argjentinasit të cilët iu falën dy pritjeve të portierit Emiliano Martinez që rezultoi vendimtar ndërsa nga ana tjetër, mbrojtësi Lisandro Martinez pas sfidës u shpreh se kombëtarja e tij nuk meritoi të vuante aq shumë ndaj Holandës pasi në fushë teguan se ishin më të mirë se kundërshtari.
“Ishte një mbrëmje e pabesueshme, unë u çlirova në momentin kur Lautaro Martinez shënoi penalltinë vendimtare. Ne nuk e meritonim të vuanim aq shumë, në fushë e treguam se ishim shumë më të mirë se kundërshtari. Dua t’iu dhuroj nga një përqafim shokëve të skuadrës, stafit dhe trajnerit”, u shpreh Martinez që nuk mundi t’i përmbante lotët./ Super Sport
Top Channel