Një automjet tip “Ford Focus” është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në qendër te qytetit të Fierit.

Automjeti në pronësi të shtetasit Jani Duka ka qenë i parkuar në parkimin e kishës ortodokse kur ka marrë flakë.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt teknik shkaktoi zjarrin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, dyshohet si pasojë e një defekti në motor, automjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetasit J. D., banues në Roskovec. Automjeti ka qenë i parkuar afër Kishës Orthodhokse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel