Ekspozita Nëntori/ Artistët ekspozojnë së bashku prej 25 vitesh

10/12/2022 12:24

U bënë 25 vite që një grupim artistësh jep një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e jetës artistike në vendin tonë.

Ekspozita Nëntori u ideua dhe realizua nga Llambi Blido, Stefan laçi dhe Besim Tula në vitin 1998, si një veprimtari e artistëve pamorë që  i bashkonte: Realizimi i veprave në fushën e arteve vizive.

“Që kur u krijua ky grup pati këtë tendencë që i bashkoi të gjithë artistët. Vazhdimin e pikturës së kavaletit në kushtet e një sistemi të ri shoqëror ku natyrisht liria e të shprehurit eshtë e palimitiuar, duke shrytëzuar këtë mundësi dhe për tu përpjekur për tu moderuar brenda vetes, secili pa humbur në veçoritë e karakterit të pikurës së secilit”, tha kuratori Aleksandër Filipi.

Në fillim kanë qenë 12 pjesmarrës. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Pandi Mele, Isuf Sulovari, Ismail Lulani, Niko Progri, Agim Zajmi, Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Sali Shijaku, Zef Shoshi, Kujtim Buza etj kanë qenë ndër vite pjesë e ekspozitave Nëntori.

Rrugëtimi i “Nëntorit” në këto 25 vite nuk ka qenë i lehtë. Por konsistenca e saj ka treguar suksesin. Ekspozita Nëntori qëndron e hapur ne Galerinë Fab.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA