Antropologu thotë se ‘xhuxhmaxhuxhët’ ende ekzistojnë në xhunglat e ishujve Flores (fotot)

10/12/2022 18:18

Homo Floresiensis është emri që i është dhënë një skeleti çuditërisht të vogël por të plotë të zbuluar në ishullin indonezian Flores në vitin 2003, nga arkeologë që kërkonin prova të emigrimit të njeriut të hershëm nga Azia drejt Australisë.

Njeriu në fjalë quhej në kulturën vendase “The Hobbit,” (xhuxhmaxhuxhi) që ka hyrë në fjalorin anglisht prej romanit me të njëjtin emër të J.R.R. Tolkien.

Tashmë një profesor i vjetër antropologjie në universitetin australian të Alberta thotë se ka prova të ekzistencës së species në historinë e vonshme të deri 10 000 viteve më parë.

Gregory Forth, autori i librit të pritur ‘Between Ape and Human’ (Mes majmunit e njeriut), në një artikull për revistën The Scientist thotë se paleontologët kanë refuzuar prova të njohurive indigjene mbi “njeriun e vogël majmun”, që jetonte në xhunglat e Flores.

“Qëllimi im është të gjej shpjegimin më të mirë e më të provuar për krijesat e njohurive Lio,” shkruan Forth në opinionin e tij. “Në to përfshihen pikasje nga 30 dëshmitarë, me të cilët unë kam folur drejtpërdrejt dhe kanë shpjeguar se një ‘non-sapiens hominin’ ka mbijetuar në ishullin Flores, ose të paktën deri së fundmi.”


Ai tregon më tej se populli indigjen Lio kishin në folklorin e tyre legjenda për njerëz që ktheheshin në kafshë ose diçka të ngjashme kur emigronin dhe përshtateshin në mjedise të reja, të cilat ai i krahasonte me fenomenin e ‘Lamarckism’, transmetimi i tipareve të zhvilluara fizike.

Meqënëse ata nuk kishin gjuhën apo teknologjinë e avancuar të njerëzmit, popujt Lio i krahasonin këto qenie me kafshët, edhe pse shumë të tjerë kanë vërejtur ngjashmëri të theksuara të tyre me njeriun.

“Për popujt Lio, pamja e këtij njeriut të vogël majmun kuptohej si një njeri i paplotë dhe problematik” tha Forth, duke shtuar se Homo floresiensis’ llogaritet se ka ekzsituar rreth 50,000 vjet më parë.

FOTO GALERI
2/3
Gregory Forth thotë se paleontologët kanë refuzuar prova të njohurive indigjene mbi “njeriun e vogël majmun”, që jetonte në xhunglat e Flores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA