Një aksident me vdekje ka ndodhur në Divjakë këtë mbrëmje rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme.

Shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin  I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel