Në një video të çuditshme të shfaqur sot në mediat polake shihej sesi një ‘aspirante për grabitëse banke’ në Poloni e cila u ndalua në tentativën e saj nga një pensioniste e nevrikosur.
Grabitësja e armatosur me thikë duket se nuk përballoi dot “armiken e saj pensioniste” dhe shkopin e saj të frikshëm, shkruanin mediat me ironi.
Pamjet tregojnë momentin kur pensionistja përdori shkopin e saj për të ndaluar kriminelen, e cila mbante nga flokët një punonjëse të bankës në formë pengu.
Incidenti ndodhi në degën e bankës PKO në Polski në juglindje të vendit, më 6 dhjetor.
E reja kishte hyrë në bankë, nxorri thikën ndaj një punonjëseje femër dhe i kërkoi paratë.
Pamjet nga brenda degës së bankës tregojnë grabitësen, më vonë e identifikuar si 26-vjeçarja Zoja P., që mbante peng punonjësen nga flokët.
Gruaja dëgjohet që e pyet: “Çfarë jeni duke bërë zonjë?’ ndaj së cilës ajo përgjigjet: “Po grabis bankën”.
Gruaja e pyet përsëri: “Pse?’ ndaj së cilës Zoja P. Nis të përgjigjet: “Sepse …
Por sulmuesja shihet që mbush thesin e saj me kartëmonedhat, që iu dhanë më herët nga arkëtaret.
Por më pas duket sikur gruaja e moshuar shfaqet nga hiçi prapa saj, dhe e godet disa herë me shkopin e saj të ecjes.
Zoja P. Hutohet në këtë moment dhe të tjerët përfitojnë për të ndërhyrë duke e mundur.
Një prej atyre që i afrohen sulmueses dëgjohet që thotë: “Kapi thikën!”, dhe një burrë me kostum i merr asaj armën nga dora e ia jep një tjetër gruaje.
Policia vjen pak më vonë në vendngjarje dhe arreston të renë.
Sulmuesja rezultoi më vonë me kombësi të dyfishtë ruse e ukrainase dhe nuk ishte regjistruar me autoritetet polake.
Ajo kishte pranuar tentativën e grabitjes duke thënë se kishte nevojë për paratë për të shkuar në Moskë.
Prokurorja Marta Petkowska tha se zonja e moshuar kishte vepruar në kohën e duhur dhe meritonte lavde për ndalimin e sulmit.
Asnjë në bankë nuk u plagos nga incidenti.
Top Channel