Takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me partitë politike për të diskutuar rreth mbajtjes ose shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 18 dhe 25 dhjetorit në Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut ka nisur.

Në takim po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu marrin pjesë  Aleksandar Jabllanoviç dhe Nenad Rashiq si përfaqësues të serbëve.

Ndërsa Lista Serbe dhe Vlora Citaku nga PDK me Mimoza Kusari Lila – LVV, AAK nuk marrin pjesë.

Arsyeja e AAK-së për mospjesëmarrje është: “Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Këtë qëndrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim me Presidenten.”

Top Channel