Vëllai i Kate Middleton përplaset me ambjentalistët teksa tenton të shembë vilën britanike të shekullit të 16-të me vlerë $1.7mln (fotot)

09/12/2022 16:14

Vëllai i princeshës së Uellsit, James Middleton ka hapur një konflikt me autoritetet dhe ambjentalistët teksa kërkon të shembë një pjesë të vilës së tij historike të shekullit të 16-të në Berkshire, në Britaninë qendrore.

Në kohën kur Kate e William janë në qendër të vëmendjes pas publikimit të dokumentarit ‘të zhurmshëm’ ‘Megflix’ për Harry e Meghan, James duhet të përballet me akuzat e dëmtimit të habitatit të lakuriqëve të natës.

Ai dhe bashkëshortja aristokrate franceze e tij, Alizée Thevanet kërkojnë të shembin një pjesë të garazhit të vilës historike me vlerë rreth 1.5 milionë paundë.

Por ata përballen me kundërshtimet e ambjentalistëve që thonë se dëmtojnë foletë e lakuriqëve,  si dhe me autoritetet vendore që kërkojnë leje të veçantë për punimet.

35 vjeçari James, vëllai i vogël i princeshës Catherine, kërkon të ndërtojë një hyrje të re me verandë, si dhe të bëjë një rinovim madhor të brendshëm të vilës luksoze.

Por zyrtarët thonë se ndryshimet mund të dëmtojnë natyrën e pronës së listuar si historike dhe me vlera natyrore.

Pala ambjentaliste thotë se sipas një sondazhi, vila e famshme rurale përdoret si vendqëndrim nga lakuriqët e zakonshëm dhe ato britanikë ‘soprano’ që janë ‘specie të mbrojtura’.

Kjo do të thotë se aristokrati James duhet të aplikojë për leje të veçantë nga enti i “mbrojtjes natyrore” për të kryer ndërtimet pa shkatërruar foletë.

James, ish-pronar i një komapnie ndërtimesh “natyrore”, raportohet se ka braktisur jetën e qytetit në Londër, pas diagnostikimit me ‘depresion’.

Famija e tij janë tashmë fqinjë ngjitur me prezantuesit britanikë Michael e Carol,e si dhe me motrën e tij Pippa Middleton.

Zyrtarët bashkiakë të West Berkshire ritet të marrin një vendim javës që vjen teksa deri tani nuk ka pasur ankimime nga fqinjët.

FOTO GALERI
3/7
Ai dhe bashkëshortja aristokrate franceze e tij, Alizée Thevanet kërkojnë të shembin një pjesë të garazhit të vilës historike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA