Të njohura si frymëzim i Van Gogh-ut, retë si valë deti ofrojnë pamje mahnitëse

09/12/2022 11:56

Pamja mahnitëse e reve në formën e valëve të oqeanit ka qënë e dukshme në qiellin e shtetit amerikan të Wyoming.

Të njohur Kelvin-Helmholtz, ato formohen kur një rrymë më e shpejtë ajri lëviz mbi ajrin që ngrihet poshtë. Formimi i reve mban emrin e shkencëtarëve Lord Kelvin dhe Hermann von Helmholtz, të cilët studiuan fizikën pas fenomenit.

“Ishte një moment mahnitës. Jam e lumtur që edhe të tjerët mund të shijojnë ndjesinë tani”, tha një vendase e cila fotografoi pamjen.

Këto foto cilësohen si një nga shembujt më mahnitës dhe epik të reve Kelvin-Helmholtz, cilësoi Matt Taylor i ‘BBC Weather’.

“Si valët në oqean, atmosfera lëviz dhe i përgjigjet mjedisit rreth saj. Ajri në mënyrë efektive ngrihet lart dhe bie mbi vetveten”, tha ai.

Të njohura gjithashtu si retë fluktus, ato shihen si një frymëzim i mundshëm për pikturën e Van Gogh-ut “Nata me yje”.

Top Channel