Shëndetësia me orar/ Dyndje dhe pritje me orë të tëra në poliklinika, të sëmurët ikin edhe pa vizita

09/12/2022 19:53

Radhët e gjata në dyert e mjekëve janë një normalitet në Fier.

Mjafton një ditë pushimi siç ishte e enjtja për të bërë që një ditë më pas në poliklinikën e qytetit të dynden qindra të sëmurë.

Të sëmurë e të pamundur nga ana shëndetësore, përveçse radhës për disa orë duhet të presin mjekët, orari i të cilëve është i kufizuar.

Ndodh që disa prej tyre, të rikthehen në shtëpi pa bërë konsultimin me mjekun, apo marrë recetën. Historia e radhëve të gjata në Poliklinikën është një fenomen, që sa vjen e rëndohet në kurrize të shëndetit të qindra e qindra qytetarëve.

Në Fier mblidhen paciente nga zonat e Mallakastrës, Roskovecit, Patosit, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në këto zona.

Ata janë të detyruar të marrin shërbime vetëm në Fier.

Top Channel