R. Kelly publikon album të ri muzikor nga burgu, i dënuar 30 vjet për përdhunim e trafik seksual (fotot)

09/12/2022 21:45

Përdhunuesi e trafikanti seksual i të miturve R. Kelly, ka publikuar sot nga burgu një album të ri muzikor me titull ‘I Admit It’ (E pranoj) në rrjetet e shkarkimit me pagesë në internet.

Muzikanti pedofil është duke vuajtur dënimin me 30 vjet burg për trafik seksual, përdhunime e abuzim me të mitura gjatë karrierës së tij muzikore.

Disa nga këngët e albumit të ri datojnë prej vitit 2018 por nuk ishin të gatshme për shkarkim në rrjetet e njohura Spotify e Apple, ndërsa nuk duhet nëse apo kur këngëtari i ka regjistruar këngët e reja, shkruan rrjeti Daily Mail.

Kelly u dënua në qershor të këtij viti për një seri krimesh seksuale, me 30 vjet burg.

Por megjithëse titulli i albumit ‘I Admit It’ (E pranoj) sugjeron njëfarë pendese, Kelly nuk duket se rrëfehet për krimet e tij por mes të tjerash thotë se “do t’i pa***nte disa nga adhurueset e tij”.

Më pas ai përgjigjet ndaj dëshmive të disa prej viktimave të tij që thanë se i kishte burgosur dhe i kishte lënë pa ushqim:

“Mos i kanë bërë lavazh truri, ç’është kjo? Të marra peng, seriozisht e ke? Pa ushqim? Këto janë budallëqe”, thotë ai në lirikat e tij.

Në pjesë të tjera ai ankohet: “Unë kam jetën time, kam të drejtën time. Ju më anuloni shfaqjet? Kjo nuk është e drejtë”.

55-vjeçari u dënua në qershor pas disa gjyqesh në Chicago e New York për disa akuza trafikimi seksual.

Viktimat e tij kanë treguar sesi i manipulonte me famën e tij para se t’i mbyllte në “haremin” e tij të abuzimit, bashke me femra të tjera.

FOTO GALERI
2/5
Kelly u dënua në qershor të këtij viti për një seri krimesh seksuale, me 30 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA