Sindikata e punonjësve të hekurudhave në Bristol të Britanisë nuk do të mund të mbajë sivjet festën e tyre të përvitshme të barin ‘Portwall Tavern’ pasi pronari tyre ka refuzuar t’i pranojë.
Andy Shaw, pronari pub-it Portwall Tavern në Bristol, ka thënë se greva e vazhduar e punonjësve për pagat dhe kushtet e punës, e nxitur “pa shkaqe serioze” nga krerët e sindikatës, ka bërë që fitimet e tij dhe të stafit të tij të bien ndjeshëm.
Prandaj zoti Shaw duke quajtur të padrejtë grevën e punonjësve të hekurudhave Bristol ka refuzuar mbajtjen e grumbullimit të tyre të shumëpritur, edhe pse ishte rezervuar prej gushtit.
Organizata kishte mbajtur festën e Krishtlindjes në këtë bar prej pesë vjetësh, që gjendet pranë stacionit hekurudhor Bristol Temple Meads.
Shaw foli me rrjetin lokal BristolLive për vendimin e tij: “I shkrova atyre një email, ku me mirësjellje u thashë se i uroja suksese në grevën e tyre, edhe pse më duket e pavend, dhe se shpresoja ta zgjidhnin problemin sa më shpejt, por nuk mund të pranoja rezervimin e tyre pasi kam humbur shumë para prej këtij veprimi.
“Kjo më ka prekur mua personalisht, stafin tim si dhe aftësinë e tyre për të ardhur në punë, sepse ne jemi shume pranë stacionit.”
Këshilli i punonjësve hekurudhorë të Bristol ka reaguar seriozisht ndaj veprimit të titullarit të barit duke nxitur anëtarët ta bojkotojnë atë dhe duke e quajtur një “stabiliment anti-punëtorë”.
Në një deklaratë sindikata tha: “Ne i bëjmë thirrje punonjësve të sindikatës së Bristol të kërkojnë bare të tjera të pavarura, dhe miqësore ndaj sindikatave për festën tonë, dhe të tillë ka plot”.
Zoti Shaw rrjedhimisht akuzoi më pas zyrtarët e sindikatës për “bullizim”.
Top Channel