Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgjik këtë mbrëmje.

Viktima ishte kalimtar në rrugë, ndërsa është përplasur nga një mjet.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor. Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet  për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Top Channel