Nuk është Justin Bieber, Selena Gomez rrëfen për dashurinë e jetës së saj

09/12/2022 11:38

Ndoshta nuk e besoni dot por dashuria e jetës së Selena Gomez nuk ka qenë Justin Bieber.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ishte e ftuar në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, ku për herë të parë zbuloi se kush ishte dashuria e jetës së saj dhe me kë pati puthjen e parë. Ajo foli për këtë marrëdhënie edhe në dokumentarin e saj “My Mind & Me”.

Selena tha se dashuria e jetës së saj ishte aktori Cole Sprouse. Ajo foli për shtëpinë e saj të fëmijërisë dhe i tha Fallon se ishte e fiksuar pas Sprouse kur ishte më e re. Në dokumentar, ajo madje viziton shtëpinë ku ka jetuar kur ishte fëmijë dhe në një mur kishte shkruar emrin e Cole. Ajo zbuloi gjithashtu se puthja e saj e parë ishte me Sprouse, por jo me Cole, por me vëllain e tij binjak, Dylan.

Ajo ishte thellësisht e dashuruar me të dhe teksa u pyet a u ndje e zhgënjyer duke puthur vëllain dhe jo Kolin Selena sqaron:

Nuk mund ta them këtë. Nuk ishte ashtu. Mendoj se u ndjeva shumë më mirë që nuk ishte ai, sepse mendoj se ndoshta do të kisha qenë një idiote. Ai ishte dashuria e jetës sime!

Rikujtojmë, se bukuroshja zbuloi gjithashtu se muzika e saj e re do të jetë e ndryshme nga ‘këngët e tjera të saj të trishtuara për vajza’. “Jam mësuar të shkruaj këngë të trishta vajzash sepse jam e mirë në këtë, por jam gati të argëtohem”, tha Selena. Gomez ka rrëfyer shpesh mbi betejën e saj të vazhdueshme me sëmundjen e Lupusit. Së fundmi ajo rrëfeu një episod kur u përkeqësua në një ekstrem në vitin 2020, saqë ajo e gjeti veten në dhimbje torturuese kudo në trup. Këngëtarja shihet gjatë një pjese të dokumentarit të saj të ri të Apple TV+, “My Mind & Me”, teksa shpërthen në lot kur flet për sëmundjen e saj autoimune.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA