Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Daniel Pepaj është vënë në pranga, pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë me armë zjarri në vitin 2020.
27-vjeçari, banues në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me burg për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje armësh pa leje.
Sipas policisë dyshohet se i riu në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri viktimat V. Ç. dhe K. P.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel