Oliver Bierhoff dha dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të kombëtares gjermane pas dështimit në Katar 2022.
Skuadra e Hansi Flick mori vetëm një fitore në grup ndaj Kosta Rikës, e pamjaftueshme për të siguruar kualifikimin dhe avancimin më tej në Botëror.
Ish-sulmuesi i njohur u largua pas 18 viteve si menaxheri i “Pancerave”. Në vendin e tij Federata Gjermane e Futbollit pritet të zgjedhë Per Mertesacker sipas raportimeve të Sky Sports Germany. Ish-mbrojtësi veshi 104 herë fanellën e kombëtares gjermane, duke ia dalë të shpallej kampion bote në Brazil 2014.
Mertesacker kritikoi Granit Xhakën në lidhje me sjelljen në takimin Zvicër-Serbi (3-2). “Kishte shumë emocione nga ana e Zvicrës. Menduam se Xhaka ishte pjekur pas mësimeve të marra nga Botërori në Rusi, por jo, ai bëri gjeste provokuese.
Kur u hodh edhe Denis Zakaria mes turmës te përplasja e lojtarëve, atëherë u binda se diçka kishte ndodhur me të vërtetë, sepse ai është një lojtar shumë i qetë në temperament”, iu shpreh 38-vjeçari gjerman, i cili është gati të “gradohet” në vend të Bierhoff te katër herë kampionët e botës.
Top Channel