Hynë gjatë natës në servisin e celularëve dhe mbushën çantat! Në pranga 19-vjeçari, nën hetim 17-vjeçari

09/12/2022 15:38

Dy të rinj që kanë hyrë me forcë në një servis celularësh në Vlorë dhe kanë vjedhur disa pajisje elektronike, janë ndalur këtë të premte.

Ngjarja ka ndodhur në 6 dhjetor në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër.

Pas kërkimeve, është arrestuar shtetasi Xh. B., 19 vjeç dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër.

Tre ditë më parë, dyshohet se të rinjtë kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

Policia njofton se nga kontrolli në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Top Channel