31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht tre ditë më parë ish-kryeministrin Sali Berisha, Gjykata i ka komunikuar masën arrest me burg nga spitali.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se avokati Nikolin Selimi ka kërkuar nga Gjykata masë më të butë sigurimi, si arrest shtëpie apo shtrim të detyrueshëm në spital.

Ndërkohë, prokurori ka kërkuar arrest më burg deri në daljen e ekspertizës për gjendjen e tij.

Gert Shehu sulmoi Sali Berishën në fytyrë pak para se të niste protesta ditën e martë. Sipas Berishës, 31-vjeçari Shehu është “agjent i policisë kriminale”, ndërsa sipas policisë, 31-vjeçari është person me precedentë kriminalë dhe me çrregullime të shëndetit mendor.

Berisha u sulmua papritur nga 31-vjeçari, teksa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste një protestë kundër kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që në Tiranë po mbahej edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Top Channel