Gabimi që jeni duke bërë me konsumimin e frutave dhe perimeve këtë sezon

09/12/2022 17:25

Kini kujdes kur blini fruta dhe perime, sepse siç thonë dietologët, vetëm ato që janë sezonale dhe afër klimës ku jetoni, do të kenë një efekt të vërtetë të dobishëm në organizëm.

Frutat që janë pjekur artificialisht mund të dëmtojnë sistemin imunitar. Nëse blini luleshtrydhe në dhjetor, sigurisht që ato nuk janë pjekur në diell, natyrisht. E njëjta gjë vlen edhe për çdo frut ose perime jashtë stinës që blini.

Pjekja artificiale dhe e përshpejtuar është më së shpeshti produkt i pesticideve dhe kimikateve të tjera që nuk i dëshironi në sistemin tuaj. Nëse është korrur para se të piqej, në mënyrë që të mund të ruhet dhe transportohet, përmban substancën lektinë. Ajo lirohet natyrshëm nga bima gjatë procesit të pjekjes, por do të mbetet në frutat dhe perimet e korrura më herët dhe nuk është aspak i mirë për imunitetin.

Laktina ndikon negativisht në bakteret e mira që jetojnë në sistemin tonë të tretjes dhe përbëjnë një pjesë të rëndësishme të imunitetit. Nëse dëmtoni mikrobiomën, të gjithë “botën” e baktereve që jeton në trupin tonë, dijeni se pasojat mund të jenë serioze, duhen deri në dy vjet për t’u kthyer në gjendjen e tij origjinale.

Së fundmi, një studim nga shkolla mjekësore austriake, ‘MediUni Vienna’, thotë se vitamina A mund funksionojë për humbjen në peshë, veçanërisht kur moti bëhet më i ftohtë. Studimi demonstron se vitamina A stimulon procesin e djegies së dhjamit. Shkencëtarët e studimit vlerësuan nivelet e gjakut të personave që morën pjesë në eksperiment dhe ajo që vunë re ishte se ekspozimi ndaj të ftohtit stimulonte rishpërndarjen e vitaminës A nga mëlçia drejt indit yndyror duke nxitur djegien e tij.

Top Channel