E krahasojnë me Megan Fox, britanikja Marissa Pool tregon se pasi u nda nga bashkëshorti rigjeti veten

09/12/2022 15:50

Britanikja Marissa Pool është bërë e njohur pasi ngjason shumë me yllin e filmave Megan Fox, por pamja e saj nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Kur ishte e martuar, 29-vjeçarja kishte totalisht një tjetër pamje, tjetër model flokësh, tjetër make up dhe filloi të mos ndihej mirë me dukjen e saj.

“E humba plotësisht veten. Mendoj se kjo u ndodh shumë grave në martesë dhe kur ato bëhen nëna”, tha ajo për Daily Star.

Pas një divorci miqësor, ajo filloi të bënte gjëra që e bënin të lumtur.

“E takova ish-burrin tim kur isha vetëm 17 vjeçe. Meqenëse nuk jemi më bashkë, ndihem sërish vetvetja. Tani kam floke të gjata, të errëta dhe bëj make up ashtu siç kam dashur të bëj gjithmonë”, ka shpjeguar ajo.

Ish-bashkëshortët ishin të martuar për gati gjashtë vjet dhe kanë dy fëmijë, ndërsa Marissa thotë se tani ndihet mirë brenda dhe jashtë.

“I inkurajoj të gjitha nënat që të marrin të paktën pak kohë në ditë për veten e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme dhe njeriu duhet ta vlerësojë kohën e vet. Tani kaloj një orë duke rregulluar flokët dhe ndihem vetvetja”, ka deklaruar Marissa, e cila ka 11 tatuazhe dhe 7 piercing që plotësojnë stilin e saj të guximshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA