Video/ Blogger-i viziton ishullin indigjen pa asnjë kontakt me botën e jashtme (fotot)

08/12/2022 18:46

Një australian, ‘blogger’ i njohur në rrjetin YouTuber ka vizituar disa “ishuj të harruar” në veri të Vanuatu ku të huajt nuk kishin parë kurrë jetën tribale që ekzistonte.

Brodie Moss, komentues rrjeti nga Exmouth në perëndim të Australisë, vizitoi ishullin Kwakéa dhe ngarkoi në rrjet videot e dokumentarit të tij.

Ishulli Kwakéa strehon një burrë i bardhë me origjinë kaukaze, të cilit Moss i referohet thjesht si ‘Brett’.

Brett jeton në ishull dhe ka leje për të qëndruar aty të dhënë nga vendasit aborigjene pas “luftës”.

Në ishujt rreth tij jetojnë fise tradicionale indigjene, që ruajnë traditat e të parëve, ata jetojnë me ato që u jep toka, me peshkim, të distancuar nga bota moderne e teknologjia.

“Mirëseerdhët në ishujt e harruar të Paqësorit”, thotë Moss në fillim të videos së tij që ka akumuluar më shumë se 2.2 milionë shikime.

“Jam në ishullin më verior të Vanuatu, nuk ka dyqane dhe as rrjet celular, kështu që do të hamë atë çka mund të kapim nga deti ose në tokë”.

“I shihni ata aty larg? Po shkojmë drejt tyre. Ata janë ishulli me të cilët tregton Brett,” thotë Brodie said.

Disa prej vendasve shihen me shigjeta në duar.

Më pas në video, ata shihen duke brohoritur para se të heshtin kur nis të flase shefi fisnor.

Më vonë në film Brodie thotë: “Nuk e prisja këtë, ishte e mrekullueshme megjithëse një nga eksperiencat më të frikshme që kam pasur, kam ndjerë të gjithë emocionet e mundshme”.

Një prej komentuesve shkruante: “Është e mrekullueshme sesi këto fise të lashta duken shumë më të lutur nga sa jemi ne”.

Një tjetër shkruante: “Një fshatar nxori harkun e shigjetën dhe nuk kuptohej se po e çonin Brodie drejt vdekjes apo celebrimit.”

Një tjetër tha: “Ishte e frikshme në fillim … Ata janë bijtë e bijat e vërtetë të natyrës.”

Sipas grupit aktivist Survival International llogaritet se ka ende rreth 100 fise të pakontaktuar njerëzore sot në botë.

FOTO GALERI
2/3
Brodie Moss, komentues rrjeti nga Exmouth në perëndim të Australisë, vizitoi ishullin Kwakéa dhe ngarkoi në rrjet videot e dokumentarit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA