Video/ Momenti i rrëzimit të helikopterit në Dagestan që vrau 4 drejtues të industrisë së mbrojtjes ruse 09/11 14:44
Vendet e Bashkimit Evropian do të japin një fond prej dy miliardë eurosh, në ndihmë të ushtrisë ukrainase.
Gjatë një takimi në Bruksel ditën e hëne, Ministrat e jashtëm të Bllokut morën vendimin e ndihmës shtesë për Ukrainën.
Shtetet e BE-së kanë shfrytëzuar fondin për të blerë armë dhe pajisje ushtarake për Kievin, i cili është varfëruar kryesisht nga gati nëntë muaj luftë në Ukrainë.
Në nëntor, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u bëri thirrje vendeve anëtare të “mbushin tenxheren” deri në fund të vitit.
Ai tha se BE-ja dhe vendet e saj anëtare i kanë ofruar Ukrainës deri më tani armë dhe pajisje ushtarake me vlerë 5.7 miliardë euro.
Top Channel