“S’ka luftë bërthamore”/ Gjermania qetëson botën: Mos dëgjoni rusët

08/12/2022 14:26

Vladimir Putin tentoi ta rikthente frikën e një lufte bërthamore, por kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se rreziku i përdorimit të armëve të tilla nq Ukrainë, është tkurrur.

Rusia i ka ndalur kërcënimet për përdorim të armëve atomike si përgjigje ndaj qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar që diçka e tillë përbën vijë të kuqe. Prioriteti tani është që Moska t’i japë fund sa më shpejt luftës dhe të tërheq trupat e saj nga Ukraina. Sigurisht, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me Rusinë për kontrollin e armëve në Europë. E kemi bërë këtë ofertë që përpara luftës, dhe pozicioni ynë nuk ka ndryshuar”– tha kancelari Scholz.

Sipas kancelarit gjerman, vizita e tij në Kinë ka kontribuuar në “bllokimin” e kërcënimit për përshkallëzim bërthamor. Scholz u shpreh se së bashku Xi Jinping, janë pajtuar që “armët bërthamore nuk duhet të përdoren” dhe këtë qëndrim më pas e ka mbështetur grupi i 20 vendeve më të industrializuara në botë – G20.

Një ditë më parë, Putin la të kuptohet se Moska do ta përdorë bombën  bërthamore vetëm si shenjë hakmarrjeje. “Ne nuk jemi çmendur, jemi të vetëdijshëm se çfarë pasokash kanë armët nukleare”, tha ai në një takim të Këshillit rus për të Drejtat e  Njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA