Përmbytje në Lisbon, gruaja humb jetën pasi ngec në bodrum

08/12/2022 21:39

Një grua ka humbur jetën pasi një shi i madh gjatë natës përmbyti kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonën.

55-vjeçarja humbi jetën pasi u bllokua nga uji në bodrumin e saj në Alges, konfirmoi një zëdhënës. Ndërsa burri i saj u shpëtua.

Reshjet intensive përmbytën rrugët, ndërtesat dhe stacione të transportit publik, duke bllokuar disa linja metroje.

Si pasojë autoritetet mbyllën një numër rrugësh dhe tunelesh rreth qytetit.

San Francisco Xavier, një spital lokal, raportoi se një pjesë e çatisë së tij ra nga stuhia, ndërsa uji kishte përmbytur një pjesë të ndërtesës.

Autoriteti i mbrojtjes civile të Portugalisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin zonat e nivelit të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA